Google ADS

Bislimi takohet me Çobajn: Përparimi i dy vendeve përforcohet përmes dhe fuqizimit të bashkëpunimit

11:26 | 23 Nëntor 2023
K.B

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim të ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Malit të Zi për Kosovë, Bernard Çobaj.

“Përparimi i dy vendeve përforcohet përmes dhe fuqizimit të bashkëpunimit” tha Bislimi, në kuadër të rrugëtimit të vendeve tona drejt Bashkimit Evropian.

Çobaj foli mbi angazhimin e përkushtimin e tij në rritjen e bashkëpunimit, ku veçoi posaçërisht dhe aktivitetet kulturore të zhvilluara së fundmi në ndërveprim mes palëve.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, në këtë prizëm, u bisedua dhe mbi marrëdhëniet bilaterale dhe për bashkëpunimin e fuqizuar përmes marrëveshjeve e projekteve që prekin infrastrukturën lidhëse mes dy shteteve, por edhe fushën e ekonomisë e turizmit.

Më tej, palët diskutuan dhe mbi zhvillimet e fundit e bashkëpunimin rajonal. Bislimi e falënderoi të ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Malit të Zi, Bernard Çobaj, për takimin, bisedën produktive e bashkëpunimin e frytshëm./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme