Sot janë bërë 23 vjet që kur atdhetari dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhemajl Mustafa, u qëllua për vdekje nga persona ende të panjohur.
Për të nderuar Mustafën, deputetët e Kuvendit të Kosovës para nisjes së seancës plenare mbajtën 1 minutë heshtje, raporton Arbresh.info.
Xhemajl Mustafa është vrarë më 23 nëntor të vitit 2000 në Prishtinë.
Teksa po hynte në banesën e tij në lagjen “Dardania”, ai ishte qëlluar me armë zjarri nga dy persona.
Mustafa, vdiq në moshën 47 vjeçare, duke lënë prapa gruan, vajzën, Berianën dhe djalin, Besianin.
Vrasja e Mustafës, konsiderohet një nga vrasjet më të rënda me motive politike, në një fushatë sistematike, sulmesh, e vrasjesh të anëtarëve të Lidhjes Demokratike të udhëhequr nga, Ibrahim Rugova./Arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...