Milan kanë nisur që tani të mendojnë për merkaton e janarit, ku mediat pranë kuqezinjve kanë parashikuar një mini-revolucion për të dal sa më mirë nga ky sezon.
Drejtuesit e klubit Rosoner janë të gatshëm të për të transferuar sulmuesin në formë te skuadra e Lille, Jonathan Davis, shkruan Arbresh.info.
Sulmuesi në fjalë ka një klauzolë prej 40 milionë euro, teksa kontrata e tij me skuadrën franceze është deri në vitin 2025.
Teksa një tjetër sulmues i cili Milani ka në ‘radar’ është Serhou Giurassy, zbulim i këtij viti nga Stuttgarti, klauzola e tij shkon në 17 milionë euro.
Gjasat më të mëdha janë që të transferohet sulmuesi i Lille, pasi lojtari i Stuttgart shume herë e ka theksuar se do të vazhdojë të qëndrojë tek gjermanët.
Kuqezinjtë kanë ngecje edhe në repartin e mbrotjes ku janë të lidhur me dy emra.
Në mbrojtje kuqezinjtë po studiojnë mundësitë e afrimit në huazim Kiwior, i cili është lojtari i Arsenalit dhe po luan shumë pak, por edhe të Badiashile, francezi i transferuar në verë te Chelsea, por që po gjen shumë pak hapësira.
Rosonerët kanë shënjestër lojtarin e Betisit Juan Mirandën, i cili ka kontratë deri në fund të sezonit, por që mund të ndërroj ambient nëse ka ndonjë ofertë të mirë.
Kujtojmë që Milani këtë sezon po vuan nga rezultatet jo të mira dhe mungesa të lojtarëve pas lëndimeve./Arbresh.info
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj