Me 9 nëntor janë hasur mbetje mortore në Prekaz të Skenderajt ku dyshohet se mund të jenë të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Mbetje të tilla janë gjetur sërish edhe me 20 nëntor, ka bërë të ditur kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti.
Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini ka folur lidhur me këtë çështje.
Qerkini tha se ato janë mbetje mortore të cilat IML i përcakton të kujt janë dhe i dorëzon.
Ai tregon se tash e dy-tre javë kanë filluar gërmimet.
“Është vlerësuar qe 3 herë një ish-varrezë masive ku kanë mbet disa mbetje mortore të cilat tash i kanë mbledh. Ato janë disa mbetje mortore si krahu, këmba, dora apo tjetër pjesë të cilat shkojnë në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe përcaktohen të kujt janë dhe dorëzohen. Që dy javë kanë filluar por nga dy ditë në javë kanë gërmuar në këtë lokacion”, theksoi Qerkini për Front Online.
Bajram Qerkini: Familjarët po interesohen vazhdimisht për çdo gjetje të mbetjeve mortore
Çdo herë që gjinden mbetjet mortore shtohet interesimi nga familjarët që kanë të zhdukur nga lufta e fundit.
Ai thotë se kjo shoqatë ka informata se ku janë qindra njerëz në Serbi e në Kosovë.
Sipas tij, interesimi për zbulimin e varrezave masive është zero.
“Çdo herë po interesohen mem pyet se çfarë ka në Prekaz familjarët e të pagjeturve nuk po informohen mirë. Unë kam qenë prezent se s’kam pas mundësi të flejë e të rri nga familjarët që kanë shprehur interesim. Duhet të shikohen se ku janë varrezat masive ku supozohet se ka shumë njerëz këtë nuk po e përmend askush, ne kemi informata se ku jon me qindra njerëz si në Serbi edhe në Kosovë”, thotë ai.
Qerkini: Të punohet me ‘dreqin e dreqit’ kur është fjala për të zhdukurit, Andin Hoti i ra pishman për një deklaratë që bëri
Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Persona të Pagjetur, Bajram Qerkini ka kërkuar që të tregohet pse s’po punohet për varreza masive.
Ai ka thënë se duhet të punohet ‘me dreqin e dreqit’ kur është fjala për këtë kategori.
Qerkini ka përmendur një deklaratë të Andin Hotit ku thotë se ‘të pagjeturit janë harruar duke u marr me veriut’.
“Pse s’po punohet për varreza masive duhet të tregojnë. Hoti ka thënë mirë se i kanë harruar të pagjeturit duke u marr me pjesën e veriut e ka fol këtë fjalë por i ka rënë pishman thotë se janë duke punuar por për çka po punojnë. Duhet me punuar me dreqin e dreqit kur është fjala për personat e pagjetur kështu mendojnë familjarët”, ka deklaruar Qerkini.
“Te dy lokacione do fillojnë gërmimet që dyshohet për mbetje mortore”
Në Prizren e Gjakovë pritet të fillojnë gërmimet që dyshohet për mbetje mortore.
Kështu po deklaron Bajram Qerkini, përfaqësues i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur.
“Tek Prizreni e afër Gjakovës do të ketë gërmime por vlerësuese në Kosovë nuk përmendët as Kalludra, Tutini shumë varreza nuk përmendën edhe të pjesa e veriut por interesimi s’u kon i madh dhe nuk është punuar sa duhet”, tregoi ai.
Qerkini: Politika nuk po e lë të shkojë përpara çështjen e të zhdukurve, mjegull e pavërtetë marrëveshja në Ohër e kësaj kategorie
Kosova dhe Serbia janë pajtuar për marrëveshjen sa i përket personave të zhdukur gjatë luftës, por ende nuk po zbatohet.
Bajram Qerkini thotë se mjegull e pavërtetë është ky dakordim.
Ai tha se politika nuk po e lë të shkojë përpara çështja e të zhdukurve.
“Andin Hoti edhe në Ohër ka thënë se jena dakorduar për të pagjeturit por është mjegull e pavërtetë se personave të pagjetur as në Bruksel as Ohër nuk ka asgjë se duhet dikush të përgjigjet për masakrat që i kanë bërë dhe është stagnuar dhe stagnohet ai vendi që dihet ku janë. Është përzier politika kemi thënë mu largu por nuk po e lë politika me shkuar përpara”, ka deklaruar Qerkini.
Qerkini: Qeveria ‘Kurti e ka stagnuar çështjen e të pagjeturve, s’ka më rëndë se të presësh 25 vite për evlad
Përfaqësues i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini nuk është aspak i kënaqur me udhëheqjen e procesit nga Qeveria aktuale të personave të zhdukur.
Qerkini fajin për stagnimin e këtij procesi e ka hedhur tek Qeveria ‘Kurti’.
Ai thotë se s’ka ma rënd se të presësh 25 vite për fëmijën tënd.
Sipas Qerkinit, loti i nënave nuk po respektohet, politikanët s’kanë ndjenja.
“Qeveria Kurti e ka stagnuar krejt këtë process. Këtë kategori e kanë zhvlerësuar total, a ka më rënd se me pritë 25 vjet e mos me ditë për evlad. Gruan time kanë filluar traumat me kap duke e thirrë djalin nuk po mundët të flejë duke e parë në ëndërr, a mendon se kanë ndjenja këtë politikan që mos me ju shkuar këtyre familjeve tek dera. Më shumë do tupana e defa respektohen se loti i nënave të kësaj kategorie”.
Qerkini thotë se përkrahje nga shteti kanë marr vetëm për interesat e tyre.
“Shteti ka bërë për këtë kategori kur i ka vyer interes shtetit partiak për vota dhe interesave që ne nuk e kemi ditë që po na thonë me përkrah për interes dikon se na mendojmë që shtetin duhet me përkrah por shteti neve nuk na ka përkrah absolut as për shlimkol, mjekësi, strehim e asgjë. Asnjë kategori më e shkelur nuk është”, ka përfunduar Qerkini.
Për fund ai ka edhe një apel për qeveritarët.
“Ktheni kokat prej kësaj kategorie se Zoti ka me ju ndihmuar por ai din edhe të dënoj”.
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...