Ekonomia gjatë vitit 2015 me ngecje të mëdha

13:59 | 1 Janar 2016
Arbresh.info

Vitin që lamë pas ekonomia e Kosovës u përball me një varg problemesh. Shumë pengesa u shfaqën në pjesën dërrmuese të sektorëve. Qytetarët dhe njohësit e ekonomisë kishin pritur shumë, pasi për herë të parë timonin e Qeverisë e mori një ekonomist i njohur.

Por, shpresat për një jetë më të mirë qytetarët i gjetën rrugëve të Evropës. Shumë projekte madhore ishin premtuar se do të finalizohen por jo ndodhi e kundërta. Qeveria humbi një vit, e Trepça mbeti aty ku ishte. Nuk u zgjidh problemi i saj.

Në fund të vitit Qeveria arriti marrëveshje për ndërtim të Termocentralit Kosova e Re me kompaninë amerikane, “Contour Global”, e cila u përkrah edhe në vizitën e bërë në Kosovë të sekretarit amerikan John Kerry.

Edhe gjatë vitit 2015Maqedonia bëri fushatë të ashpër në Kosovë për atraktimin e bizneseve kosovare që të transferohen në këtë vend. Përpos dhënies së tokës pa para, shteti fqinj u ofroi edhe benificione financiare dhe fiskale në nisje të biznesit.

Gjithashtu, qeveria mori vendim për shkallëzimin e TVSH-së në produkte, mirëpo kjo vazhdoi të mos e arrijë ndikimin e saj të pritur për shkak të hezitimit të shi tësve që të ulin çmimet, ndërsa për ato që u rrit TVSH-ja i rritën menjëherë.

Një pjesë e naftëtarëve vazhduan edhe këtë vit të mos fiskalizohen me pajisjet e reja fiskale. Qeveria lejoi futjen e operatorëve të rinj në treg, por procesi nuk u finalizua.

Nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA) , nuk pati efekt pa liberalizim të vizave.

Muhamet Sadiku, njohës i çështjeve ekonomike, tha se viti që lamë pas më tepër është karakterizuar me tensione politike sesa që ka pasur zhvillim ekonomik.

Sadiku: Viti u përcoll me tensione politike

“Ky vit është përcjellë me tensione të mëdha politike. Me zhvillime të mëdha politike të cilat janë konvertuar në një jostabilitet politik si parakusht i funksionimit të ekonomisë së tregut. Që në fillim pritjet kanë qenë bukur të mëdha duke pasur parasysh se për h erët të parë pas vitit 1999 kryeministri i Kosovës do të ishte ekonomistë. Që do të ishte normale që të tregonte në një afinitet në trajtimin e problemeve të mëdha ekonomike. Edhe këtë vit për fat të keq adresim të qartë dhe të duhur nuk kanë gjet problemet bazike ekonomike të Kosovës të cilët kryesisht janë të karakterit afat gjatë”, tha Sadiku.

Ai po ashtu tha se edhe arritja e MSA-së nuk sjell përfitime, pasi që sektori i prodhimit duhet të jetë konkurrues. Madje sipas tij nuk Qeveria nuk ka arrit të adresoj problemin e punësimit.
Sadiku: Nuk është adresuar problemi i punësimit

 

 

Nuk është adresuar sa duhet problemi i papunësisë. Nuk është adresuar problemi i korrupsionit, nuk është adresuar në masë të duhur zhvillimi i sektorit privat që supozojmë që duhet të jetë lokomotivë e zhvillimit ekonomik. Ajo që dua ta veçoj nuk është adresuar sa duhet edhe problemi i këmbimit tregtar lidhur me bilancin tregtar të Kosovës, i cili vazhdon të jetë tejet i pavolitshëm. Me një bilanc të tillë tregtar Kosova nuk ka gjasa të përfitojë asgjë nga MSA-ja. Do të duhej të kalojë një kohë e gjatë që Kosova të ndërtojë kapacitete konkurruese në të gjitha segmente e organizimit ekonomik dhe të organizimit institucional. Megjithatë duhet pranuar se gjatë këtij viti Kosova e ka nënshkruar MSA-në , e cila në të vërtete ka qenë edhe një rezultat i sponzorizimit të fuqishëm ndërkombëtar . ”, tha Sadiku.

Samir Krasniqi, kryetar i Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë , tha se qeveria duhet të punojë në fuqizimin e sektorit privat.
Krasniqi: Qeveria të stimulojë bizneset

Sfidat e biznesit janë pothuajse të njëjta si në vitet e kaluara. Strumbullari është mungesa e shtetit ligjor. Kjo më pastaj ngërthen ndër vete korrupsionin, burokracinë , mosrespektimin e kontratave, ekonomia jo formale e të gjitha këto. Sfidë tjetër është disbalanci tregtar, kjo ende nuk është përmirësuar… Qeveria në këtë rast duhet të fokusohet konkretisht në biznese dhe sektorë të veçantë dhe të stimulojë sidomos prodhuesin vendor”, tha Krasniqi.
Po ashtu edhe Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane, tha se Qeveria e re e filloi vitin me një interesim për zhvillim ekonomik. Por, sipas tij, pati ngecje në pjesën e dytë të vitit.
Zeka: Qeveria ngeci në pjesën e dytë të vitit

“Disi filloi mirë edhe me një interesim më të shtuar edhe te investitorëve amerikanë edhe të investitorëve të tjerë. Kjo së paku në bazë të diskutimeve që i kemi pasur me asociacione të tjera të bizneseve që përfaqësojnë interesa të huaja komerciale në Kosovë. Megjithatë, pjesa e dytë e vitit realisht prapë u shënua me ngecje me humbje të atij interesimi. Besoj që në këtë drejtim situata e paqartë politike edhe kriza politike në realitet ka ndikuar shumë në dekurajimin e investitorëve potencialë. Që megjithatë konkretizohen projekte të tyre, ose i dërgojnë deri në fund interesimin e tyre për të investuar në Kosovë”, tha Zeka.
Myzene Selmani, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës dhe njohëse e zhvillimeve ekonomike, tha se gjatë një viti Qeveria nuk pati investime të reja, porse investimet kryesore u financuan nga buxheti.

Selmani:Nuk kishte investime të huaja , kishim qeverisje të brishtë

“Një vit i qeverisjes së tyre mund të themi është një vit i qeverisjes së brishtë. Nuk mund të themi që ka pasur çështje të zhvillimit ekonomik kur nuk kemi ardhje të investitorëvetë rinj. I gjithë investimi kapital është bërë nga buxheti i Kosovës. E arritur e kësaj Qeverie ndoshta është se ka mbet t’i thuhet i kësaj qeverie. Duke marrë parasysh se në çështjen e MSA ka qenë e angazhuar komplet qeveria e kaluar dhe mbajtja e zgjedhjeve ne maj pas shpërndarjes së Kuvendit, maj 2014 atëherë merita i mbeti kësaj qeverie”, tha Selmani.

Buxheti për 2016 do të jetë më i madh se ai i viti që lamë pas, me 1.6 miliardë euro që do të vazhdojë të varet nga të hyrat e importit që mblidhen nga Doganat. Pjesa më e madh do të mblidhet nga importi i prodhimeve nga Serbia, që në 2015 ka qenë partneri kryesor i Kosovës, si në impor t ashtu edhe në eksport, pavarësisht një varg pengesash që ka pasur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme