Shqipëria do të dominohet nga vranësira të dendura dhe reshje të pakta shiu e dëborës në zonat e thella malore.
Parashikohet që mesdita dhe orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në pjesën më të madhe të territorit duke rikthyer kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta por do të mbeten me vranësira dhe reshje të izoluara shiu e dëbore zonat në skajin verior të vendit.
Ndërkohë pritet që të njëjtat kushte meteorologjike të vijojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 3 ballë./abcnews.al
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor