Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se të mërkurën ka nisur masa e gjashtë me radhë për efiçiencë të energjisë: Subvencionimi i pajisjeve efiçiente për ngrohje në mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se kjo është lansuar publikisht në Parkun për Teknologji Digjitale “Tech Park Prishtina” në Bërnicë, të cilin siç tha ai, e kanë inauguruar në tetor sivjet, investim ky 1.2 milion eurosh nga Qeveria e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Tutje, shefi i qeverisë ka ftuar bizneset që të investojnë në pajisje efiçiente për ngrohje si pompë termike, kondicionerë, kaldajë me biomasë dhe stufa individuale me biomasë, përmes subvencionimit të Qeverisë.
“Studimet ndërkombëtare kanë treguar se bizneset humbin rreth 1/3 e energjisë që e konsumojnë. Duke rritur efiçiencën ato përveçse kursejnë buxhetin e tyre dhe të shtetit, rrisin konkurrueshmërinë dhe produktivitetin. Sa më i suksesshëm sektori privat, aq më mirë për ekonominë e vendit”, tha Kurti.
Ndër të tjera Kurti tha se për bizneset që janë në pronësi apo bashkëpronësi të grave me 51% e më shumë, subvencionimi do të jetë edhe më i lartë – pa barazi gjinore nuk mund të kemi barazi shoqërore.
“Aplikimi tashmë është i hapur dhe i ndarë në dy faza. Afati i fundit i fazës së parë është më 12 dhjetor 2023, kurse ai fazës së dytë më 10 janar 2024. Atë mund të bëni online përmes platformës e-Kosova”, tha Kurti./Arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet