Vepra artistike “Mendoj për ty”, Presidentja e dorëzon fustanin e parë për instalacionin

22:18 | 22 Nëntor 2023
E.G

Është rikthyer vepra artistike “Mendoj për ty”e artistes, Alketa Xhafa Mripes.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se artistes ia ka dorëzuar fustanin e parë që do të jetë pjesë e instalacionit të saj, shkruan  Arbresh.info.

“Në 27 vende të botës, 4 kontinente, tashmë në një dimenzion global, rikthehet vepra artistike e Alketa Xhafa Mripes “Mendoj për ty”. Sot ia dorëzova Alketës fustanin e parë që do të jetë pjesë e këtij instalacioni. Një fustan me ngjyrat e Kosovës e me lulen anemone e cila tashmë është shndërruar në simbol të forcës, guximit e shpresës”, ka shkruar Osmani në Instagram.

Tutje, ajo bëri të ditur se të gjitha fustanet e të mbijetuarave të dhunës seksuale nga anë e kënd botës do të bëhen pjesë e këtij instalacioni i cili do të ekspozohet në Hagë.

“Le të shndërrohen këto fustane në simbol të triumfit e të forcës shtesë në angazhimin tonë për drejtësi”, shkroi Osmani./Arbresh.info/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vjosa Osmani (@vjosa.osmani)

Të ngjashme