Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë që shpejtësia e integrimit evropian të një vendi që aspiron anëtarësim në BE ka korrelacion më të fortë me cilësinë e administratës publike sesa me zhvillimin ekonomik apo progresin shoqëror të po atij vendi.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se si qeveri e kanë cak reformën në administratë, shkruan Arbresh.info.
“E si qeveri që e kemi dorëzuar aplikimin e shtetit të Kosovës në Bashkimin Evropian, reformën në administratë publike e kemi cak, edhe sepse ajo na mundëson reformat e tjera nga të cilat fiton qytetari.”, shkroi ai.
Tutje ai tha se administrata duhet të jetë e hapur nga jashtë, të mirëpres vajzat dhe gratë në pozita drejtuese, gjithëpërfshirëse, me mundësi të barabarta të punësimit për personat me aftësi të kufizuara dhe mobilitet më të lartë të ngritjes në karrierë
“Kurse zyrtarët publikë të kenë shpërblim meritor për punën dhe trajtim të drejtë që ulë pabarazitë e brendshme. Këto janë parimet, synimet dhe rezultatet kryesore të dy ligjeve bazë të reformës sonë në administratë publike, Ligji për Zyrtarët Publikë dhe Ligji për Pagat në Sektorin Publik.”, shtoi ai./Arbresh.info/
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë