Lirohen për në shtëpi policët e lënduar në plaçkitjen e armatosur në Suharekë

19:55 | 22 Nëntor 2023
KRG

Një polic është plagosur dhe një tjetër është lënduar gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe grupit të grabitësve në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Po te dy zyrtaret policor janë liruar për  në shtëpi” – ka thënë Gashi.

Deri më tani, dyshohen që grupi i armatosur është përfshirë nga katër persona të cilët janë ende në kërkim të policisë.

Lexo edhe:

Shuma e arit të vjedhur në argjendarinë në Suharekë është 250 mijë euro, e konfirmon prokurorja

Ndërsa Prokuroria Themelore e Prizrenit ka bërë të ditur se vlera e arit të grabitur është 250 mijë euro. /Arbresh.info

Lexo edhe:

Pamje nga plaçkitja në argjendarinë në Suharekë, ku mbeti i plagosur një polic

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme