Specialisti i Mjekësisë Emergjente në QKUK, Avdush Bajgora, i ftuar në T7 ka dhënë detaje për pesë pacientët të cilët pas lëndimit nga shpërthimi i një mjeti plasës në Prizren janë nisur nga Spitali Regjional drejt Prishtinës.
Bajgora ka thënë se fillimisht kanë pranuar dy personat e lënduar, e të cilët kanë qenë të lënduar në regjionet e qafës nga pjesë milimetrike të predhës. Ai ka thënë se s’kanë pasur të atakuar ndonjë nerv që do të mund të ishte fatale.
“Stafi ka qenë i organizuar mirë. Kemi pranuar menjëherë pacientët. Parametrat vitale kanë qenë në rregull dhe janë nënshtruar ekzaminimeve, analizave dhe kanë ardhur të përgatitur nga Spitali i Prizrenit. Dy pacientët që kanë qenë të lënduar në regjionin e qafës dhe në ekstremitete si rezultat i pëlcitjes së një mjeti plasës, predhat kanë qenë milimetrike. Tek njëri ka qenë në nivel të vertebrës së dytë cervikale, tek tjetri ka qenë anash qafës dhe në ekstremitete. S’kanë pasur të atakuar ndonjë nerv që do të ishte fatal për ta. Është konstatuar se ata janë jashtë rrezikut”, ka thënë Bajgora.
Ai tutje ka treguar se kanë pranuar edhe dy pacientë të tjerë të cilët kanë pasur lëndime në kraharor.
Njëri prej pacientëve Bajgora thotë se ka pasur edhe ndërhyrje, pasi predha i ka shkaktuar grumbullim të ajrit në mushkri.
Ai tutje ka thënë se tek disa prej këtyre pacientëve është pamundur për t’u hequr predhat e mbetura si rezultat i shpërthimit.
“Për fat të mirë pacientët s’janë të rrezikuar për jetë. Mirëpo edhe mundësi që të intervenohet të largohen ato predha, të cilat ka shumë njerëz që i bajnë tan jetën, kam pas raste të ketë pacientë që i kanë mbetë predha në organe të ndryshme, është pozita vendi që nuk mund të intervenohet”, ka thënë Bajgora.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...