Kryeministri Albin Kurti ka uruar 115-vjetorin e Kongresit të Manastirit për të gjithë shqiptarët.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se sot janë bërë 115 vite nga dita kur u hodhën themelet e unifikimit të shqipes së shkruar.
“22 nëntori i vitit 1908 është data e seancës së fundit të mbledhjeve dhe të diskutimeve të Kongresit të Manastirit, që i kishte filluar punimet më 14 nëntor”.
“Qëllimi i këtij kongresi kombëtar shqiptar, ishte zgjidhja e problemit të të shkruarit të gjuhës shqipe, që gjatë shekullit të XIX dhe deri atë kohë, shkruhej njëkohësisht me disa alfabete dhe variante të ndryshme”.
“Urime 115 vjetori i Kongresit të Manastirit, të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë atyre që e shkruajnë shqipen dhe e kultivojnë shqipen e shkruar!”, ka shruar Kurti.
Postimi i plotë:
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...