Kryetari i Suharekës reagon pas grabitjes së armatosur ku mbeti i plagosur një polic

17:27 | 22 Nëntor 2023
E.K

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka reaguar pas grabitjes së armatosur në një lokal të argjendarisë ku mbeti i plagosur një polic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se po punohet në zbardhjen e rastit.

Tutje, Muharremaj ka ftuar qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të presin raportimet zyrtare, duke uruar që rastet e tilla të mos përsëriten.

“Sapo bisedova me Komandantin e Policisë, për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se po punohet në zbardhjen e rastit. Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë dhe të presim raportimin zyrtar. Uroj që ky rast të mos përseritet kurrë në të ardhmen”, shkroi Muharremaj./Arbresh.info

Lexo edhe:

Pamje nga plaçkitja në argjendarinë në Suharekë, ku mbeti i plagosur një polic

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme