Zjarr në objektin e ETC-së në Suharekë

16:28 | 22 Nëntor 2023
E.G

Është përfshirë nga zjarri objekti i ETC-së në Suharekë këtë të mërkurë.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit, shkruan Arbresh.info.

Me anë të një postimi në Facebook, bëhet e ditur se zjarri është lokalizuar dhe është evidentuar çdo dëm që mund të ndodhë.

“Sot rreth orës 11:00 ka shpërthyer një zjarr në objektin e ETC-së në Suharekë. Intervenimi shumë i shpejt me shumë sukses nga zjarrfikësit lokalizohet zjarri duke evidentu çdo dëm që ka mundur të ndodhë”, ka njoftuar organizata.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi i cili tha se zjarri ka qenë i lehtë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme