Google ADS

Grenell: Kur Trump të bëhet përsëri president i SHBA, do të punojmë ta lirojmë Hashim Thaçin

14:26 | 22 Nëntor 2023
A Z

Ish-emisari Presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, përmes disa fotografive ka rikujtuar takimin me ish-presidentin, Hashim Thaçi në Prishtinë.

Grenell ka thënë se kur Donald Trump do të bëhet president përsëri do të punojnë për lirimin e Hashim Thaçit.

“Kthim prapa tek takimi me mikun tim Hashim Thaçi nq Kosovë. Presidenti Thaçi sot është në burgun e Hagës sepse Jack Smith e urren Donald Trumpin dhe dëshiroi që të sigurohet që ai të mos bëjë progres në Ballkan. Dhe evropianët e lejuan këtë padrejtësi që të zgjatet. Kur Trump të bëhet përsëri president, ne do të punojmë që ta lirojmë Hashim Thaçin. Ne kemi nevojë për drejtësi jo politikë”, ka shkruar Grenell në platformën X./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme