Duka mbledh stafin e kombëtares, fillojnë përgatitjet për “Euro 2024”

13:30 | 22 Nëntor 2023
D.H

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka ka mirëpritur sot në zyret e tij stafin e Kombëtares së Shqipërisë, në krye me Sylvinho.

Në këtë takim është diskutuar për fillimin e programit për tu përgatitur sa më mirë për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’, shkruan Arbresh.info.

Duka ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan në kualifikimin e kuqezinjve në Euro.

“Respekt, mirënjohje e falenderime nga zemra për ekipin tonë kombëtar, stafin teknik e administrativ që na sollën në këtë vend nderi në renditjen e ekipeve”, ka shkruar Duka në rrjetin social Facebook.

/Arbresh.info/

Të ngjashme