Duka: “Unë do të preferoja Gjermaninë tek vazo e parë, Slloveninë ose Serbinë tek vazo e tretë”

12:55 | 22 Nëntor 2023
D.H

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka komentuar shortin pas kualifikimit të Shqipërisë në Evropian.

Shqipëria është në vazon e dytë të shortit, pasi siguroi kualifikimin si lidere e grupit, shkruan Arbresh.info.

“Rregullat e shortit janë të ndara në 4 vazo. Shqipëria është në vazon e dytë dhe do të kemi kundërshtarë nga një nga çdo vazo nga e para, e treta dhe e katërta. Aty nuk ka asnjë skuadër të dobët. Nëse do të nisemi me vlerësimin e skuadrave për nga historia, Shqipëria mund të konsiderohet me më pak rezultate”, ka thënë fillimisht Duka.

Duka e preferon Gjermaninë nga skuadrat e vazos së parë.

“Nga ato skuadrat e vazos së parë që më pëlqen aty është Gjermania. Jo vetëm që bëjmë ndeshjen hapëse, por mund të luajmë më mirë futboll kundër Gjermanisë se sa kundër atyre 5 tjerave, nuk më duket në momentin më të mirë Gjermania. Ata janë shumë të forta të gjitha prandaj”.

Ai tregon se nëse do të ishte në dorën e tij se kë do të zgjedhte në short.

“E ke të vështirë t’i zgjedhësh dhe me dorë, kështu që çfarëdo që të sjellë shorti. Nëse do t’i zgjidhje me dorë, unë do të preferoja Gjermaninë tek vazo e parë, Slloveninë ose Serbinë tek vazo e tretë”.

Kujtojmë shorti do të hidhet me datë 2 dhjetor me fillim nga ora 18:00, në Hamburg të Gjermanisë./Arbresh.info

Të ngjashme