Google ADS

Djegia e flamurit në Tiranë, Serbia me notë proteste ndaj Shqipërisë: Dëmton marrëdhëniet tona

10:17 | 22 Nëntor 2023
E.H

Ministria e Jashtme e Serbisë i ka dërguar një notë proteste Ambasadës Shqiptare në Beograd, kjo për arsye se është bërë djegia e flamurit serb në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur më 20 nëntor ditën e ndeshjes së fundit kualifikuese të Euro 2024. Në sheshin “Skënderbej” disa tifozë dogjën flamurin e shtetit serb, shkruan mediumi serb B92 transmeton Arbresh.info.

Kjo është arsyeja se pse Ministria e Jashtme serbe i dërgoi notën e protestës ambasadës shqiptare.

“Besojmë se ngjarje të tilla ndërtojnë marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, të cilat në këto vite që po lemë pas arritën pikën më të lartë në historinë e tyre”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.

Qeveria serbe pret nga organet kompetente të Shqipërisë që të bëjë gjithçka që të vendosë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarje.

“Janë qartësisht të dukshëm në videon e bërë publike si dhe të informojnë institucionet e Republikës së Serbisë nëpërmjet rrugëve diplomatike brenda një periudhe të arsyeshme kohe”, njoftoi Ministria e Jashtme e Serbisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme