Një shpërthim me bombë ka ndodhur sot në orën 05:00 të mëngjesit në tregun e kafshëve në Prizren, ku kanë mbetur të lënduar nëntë persona.
Tre të dyshuar, të cilët e kanë hedhur granatën e dorës në drejtim të viktimave janë identifikuar nga Policia dhe janë në kërkim të tyre.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Te gjithë te lënduarit janë ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit. Policia ka dal ne vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu. Ne vendngjarje kane dale hetimet rajonale te Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë. Tre te dyshuarit janë identifikuar dhe janë ne kërkim policor”, tha Bytyqi./Arbresh.info
Lexo edhe:
LAJMI I FUNDIT/ Nëntë të lënduar nga shpërthimi me bombë në tregun e kafshëve në Prizren
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...