Peja kërkon të shkruaj histori

09:34 | 22 Nëntor 2023
D.H

Peja sonte luan ndeshjen vendimtare në Fiba Europe Cup, ndaj ekipës polake Spojnia Stargard.

Ndeshja luhet në palestrën sportive ‘Karagaçi”, në Pejë dhe fillon nga ora 19:00, shkruan Arbresh.info.

Me një fitore pejanët do të shkruajnë histori të klubit duke u kualifikuar për në Top 16, të Fiba Europe Cup.

Njëkohësisht do të bëheshin ekipa e dytë kosovare që e arrin këtë sukses pas Sigal Prishtinës.

Në ndeshjen e parë të luajtur në Poloni, pejanët arritën të fitojnë me rezultat 79-83.

Aktualisht pejanët është në vendin e dytë me 7 pikë aq sa ka edhe Spojnia, por që shqiponjat janë më të mirë në ndeshje direkte./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme