Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e këtij personi

09:02 | 22 Nëntor 2023
K.B

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e një personi të dyshuar.

Siç bëhet e ditur në njoftim, i dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Lëndim trupor , që ka ndodhur me datën 06.06.2023, në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Lëndim trupor , që ka ndodhur me datën 06.06.2023, në rrugën “Tirana” në Prishtinë”, njofton Policia.

Tutje, Policia kërkon nga qytetarët që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme