Kosova është duke humbur me rezultat 1-0 pas pjesës së parë në duelin ndaj Bjellorusisë që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” e nisën më mirë ndeshjen duke rrezikuar në disa raste si dhe duke pasur posedimin e topit pothuajse gjatë tërë kohës.
Kosova rastet më të mira për gol i pati me Vojvodën, Muslijën dhe Bytyqin, por që goditjet e tyre u ndalën me sukses nga portieri mysafir.
Mysafirët shënuan gol në minutën e 43-të përmes Dmitri Antilevski e cili e zuri në befasi portierin Visar Bekaj i cili spastroi një top nga zona dhe ishte jashtë vijës së portës.
Mbetet të shihet reagimi i Kosovës në pjesën e dytë teksa kujtojmë që në bankë rezervë, përzgjedhësi Gliha ka disa opsione si Muhamet Hyseni, Altin Zeqiri dhe Meriton Korenica, që mund të bëjnë diferencën./Telegrafi/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...