Abdixhiku: Kam refuzuar ta shoh draft-statutin e Asociacionit

21:18 | 21 Nëntor 2023
E.G

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka refuzuar ta shohë draft-statutin e Asociacionin të Komunave me Shumice Serbe.

Abdixhiku ka thënë se ka pasur ofertë ta shohë nga ndërmjetësuesit draft-statutin, por jo edhe ta ketë.

Kështu ai ka theksuar se konsideron ofendim të rëndë këtë.

“Kemi pasur një ofertë nga ndërmjetësuesit që ja ku e keni draftin mund ta shihni, por s’mund ta keni, e të cilin e kam refuzuar. E konsideroj ofendim të rëndë, që një dokument 20 e disa faqe t’i lihet forcave politike sa për shikim e jo analizë”, ka shtuar Abdixhiku në “Debat Plus”.

Abdixhiku ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të themelohet, pasi është obligim i Kosovës.

Sipas tij, draft-statuti i Asociacioni është një autonomi e zgjeruar për serbët në Kosovë.

“E vërteta e parë që duhet të pajtohemi të gjithë është se bëhet fjalë për një autonomi të zgjeruar për komunitetin serb. Dhe bëhet fjalë për një trup prej leximit tonë të parë, prej asaj që kemi, asaj në publik ende jo zyrtare, ende por, presim dhe kur ta kemi do të kemi edhe qëndrim zyrtar dhe pozicion politik të LDK-së, në çfarëdo pozicioni që është. Bëhet një, nisje e një rrugëtimi të mundimshëm për Kosovën, për një trup që më pas shndërrohet edhe më autonome. Më autonome deri në përmasa të një lloj relacioni federativ. Kjo mbetet për t’u caktuar, gjatë periudhës së ardhme”, ka thënë Abdixhiku.

‘Ai gjithashtu ka  thënë se ”… Jemi parti që kemi insistuar që Asociacioni duhet të behët dhe është obligim i Kosovës, së këndejmi duhej të vinte nga institucionet e Kosovës. Në përpjekje më të madhe që shoqëria e populli i Kosovës e ka pasur për të gjetur një vend brenda Kushtetutës së Kosovës se edhe kjo është një sfidë e veçantë”, ka thënë Abdixhiku.

Të ngjashme