Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në festën e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë për nder të 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar.
Me anë të një postimi në Facebook, Hardinaj u shpreh se është kënaqësi që të festojmë së bashkë në këtë muaj të lavdisë i cili lidhë ngjarjet më madhore të historisë sonë, që nga Skënderbeu e deri te lufta e lavdishme e UÇK-së.
“Me ftesë të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, mora pjesë në festën e organizuar në prag të 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar. Kënaqësi e veçantë të festojmë bashkë në këtë muaj të lavdisë i cili lidhë ngjarjet më madhore të historisë sonë, që nga Skënderbeu e deri te lufta e lavdishme e UÇK-së.”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...