Në shënimin e 24 vjetorit të themelimit, QKRMT ndau çmimin vjetor “Çmimin për Guximi Vasfije”, për të shprehur mirënjohjen ndaj personave të shquar, që me punën dhe angazhimin e tyre, kanë dhënë kontribut të çmuar në mbështetje të kauzës së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Këtë vit, QKRMT në përkujtim të jetës dhe veprës së Dr. Shukri Gërxhaliut do ta nderojë atë me “Çmimin për Guxim – Vasfije” dedikimi dhe përkushtimi i të cilit për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë dhe pas luftës ishte i patejkalueshëm.
“Çmimin për Guximi Vasfije” , iu nda Dr. Shukri Gërxhaliu, mjek në luftë dhe në paqe, i cili dha kontribut të çmuar për drejtësi. Dr. Gërxhaliu përveç që kishte trajtuar shumë të mbijetuar të dhunës seksuale të kohës së luftës, ai ishte dëshmitar në proceset gjyqësore për krimet e luftës. Para vdekjes së tij, ishte njëri ndër dëshmitarët në procesin e të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës e cila triumfoi në procesin gjyqësor kundër Zoran Vukotiq.
Dr. Shukri Gërxhaliu, ndërroi jetë më 26 shtator 2023. Trashëgimia që Dr. Gërxhaliu la pas, nuk kufizohet vetëm në trajtimet mjekësore, por rrezaton edhe në mirësinë dhe dhembshurinë e thellë që ai ndau me çdo pacient. Doktor Gërxhaliu, na kujton të gjithëve fuqinë e njerëzimit për të shëruar dhe për t’u ngritur edhe në kohërat më sfiduese, prandaj ky çmim i ndahet për të kujtuar veprat dhe kontributin e tij për të mbijetuarit e dhunës seksuale të kohës së luftës.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimit, mori pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani, e cili foli për mbështetjen e vazhdueshme institucionale për të mbijetuarit e dhunës seksuale nga koha e luftës; kontributin e pashoq të Dr. Gërxhaliut në ofrimin e ndihmës profesionale dhe njerëzore për të mbijetuarit; si dhe përkushtimin që QKRMT-ja ka treguar ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale qysh nga koha e menjëhershme e pasluftës duke shërbyer si derë e vetme ku të mbijetuarat gjetën rehabilitim, ngushëllim dhe shërim për vuajtjet që kishin përjetuar.
Ndërsa familjarët e Dr. Shukri Gërxhaliu të cilët pranuan çmimin, shprehën mirënjohjen ndaj QKRMT-së për nderimin e jetës dhe veprës së Dr. Gërxhaliut, duke ndarë dhe evokuar momente të veçanta nga puna sa fisnike, po aq edhe unike e Dr. Gërxhaliut./Arbresh.info
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...