Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas zjarrit që ka rënë sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Ajo bëri të ditur se nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave.
Haxhiu tha se Policia dhe Prokuroria janë duke e bërë punën e tyre.
Ministrja tha se qytetarët mund të jenë të shqetësuar lidhur me këtë mirëpo pa kuptuar shkakun e zjarrit nuk mund të japin informacione më shumë.
Haxhiu shton gjithashtu se sapo të kenë informacione më të detajuara lidhur me rasti, do të njoftohen me kohë.
Reagimi i saj i plotë:
Rreth orës 08:00 të mëngjesit, nga drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti, jam njoftuar që dy zyra në katin e dytë në objektin e IML, janë përfshirë nga zjarri.
Ekipet e zjarrëfikësve, policia, prokuroria menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Nga vlerësimet fillestare, nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave.
Ekipet e forenzikës, ekspertët e zjarrit dhe të elektroteknikës janë ende duke e kryer punën e tyre me qëllim që të dihen shkaqet e zjarrit. Policia dhe prokuroria po ashtu janë duke bërë punën e tyre.
Për shkak të atyre që kanë ndodhur në IML ndërvite, me të drejtë qytetarët mund të jenë të shqetësuar lidhur me këtë mirëpo pa kuptuar shkakun e zjarrit nuk mund të japim informacione më shumë.
Sapo të kemi informacione më të detajuara lidhur me rastin, do të njoftojmë me kohë.
Ndryshe zjarri në IML, ka ngjallur reagime të shumta.
Një ndër ata që ka reaguar është kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Ai ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë të dal me informata rreth këtij rasti.
“Për të dytën herë brenda një viti, Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë po dëmtohet nga zjarre të dyshimta. Pas zhdukjes së mostrave të rastit të Astrit Deharit në dhjetor të vitit të kaluar dhe zjarrit të marsit të këtij viti, sot flaka kaploi disa nga zyret kryesore të këtij Instituti.
Nga të gjitha organet kompetente, kërkoj që urgjentisht të hedhin dritë mbi këtë çështje. Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë, e cila menaxhon me këtë Institut, duhet të dalë urgjentisht me informata konkrete rreth këtij rasti”, shkruan Krasniqi, përcjell Arbresh.info.
Ndryshe sot një zjarr ka përfshirë objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë.
Policia bën të ditur se dy zyre janë përfshirë nga zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës (IML).
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite