Google ADS

Zjarri në IML, Krasniqi: Dikush duhet të jap përgjegjësi

12:50 | 21 Nëntor 2023
K.B

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar pas zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Krasniqi ka kërkuar urgjentisht nga organet kompetente që të del në dritë kjo çështje.

Teksa ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë të dal me informata rreth këtij rasti.

“Për të dytën herë brenda një viti, Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë po dëmtohet nga zjarre të dyshimta. Pas zhdukjes së mostrave të rastit të Astrit Deharit në dhjetor të vitit të kaluar dhe zjarrit të marsit të këtij viti, sot flaka kaploi disa nga zyret kryesore të këtij Instituti.
Nga të gjitha organet kompetente, kërkoj që urgjentisht të hedhin dritë mbi këtë çështje. Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë, e cila menaxhon me këtë Institut, duhet të dalë urgjentisht me informata konkrete rreth këtij rasti”, shkruan Krasniqi, përcjell Arbresh.info

Ai shton se si është e mundur që edhe pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, niveli i sigurisë në këtë Institut mbetet kaq të ulëta.

“Çfarë e shkaktoi zjarrin? Çfarë u dogj dhe cilat janë dëmet? A janë dëmtuar prova dhe mostra të tjera, të cilat do të dëmtojnë hetimin e ndonjë rasti? Si është e mundur që edhe pas zhdukjes së mostrave të rastit Dehari, mbikqyrja dhe niveli i sigurisë në këtë Institut të mbeten kaq të ulëta?”, shkruan tutje ai.

Krejt në fund, Krasniqi ka thënë se dikush duhet të jap përgjegjësi.

“Mungesa e mbrojtjes së Institutit të Mjekësisë Ligjore, edhe pas dështimeve të kaluara, nuk mund të quhet më as papërgjegjësi dhe as rastësi. Tashmë, dyshimet janë edhe më të mëdha se, për qëllime të caktuara të pushtetit aktual, ky Institut është rikthyer në cak dhe në instrument politik.
Dikush duhet të jap përgjegjësi”, përfundon ai.

Ndryshe sot një zjarr ka përfshirë objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë.

Policia bën të ditur se dy zyre janë përfshirë nga zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës (IML).

LEXO EDHE:

Lushtaku i PDK-së: Kujt po i pengon Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë?

Zjarri në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, pamje nga vendi i ngjarjes

Të ngjashme