Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, disa pamje imazhe nga punimet në rrugën Leskovik-Ersekë, e cila është drejt përfundimit.
Rama thotë se kjo rrugë është pjesë e lidhjes turistike të Gjirokastrës, Përmetit, me Ersekën dhe Korçën.
Sipas, Ramës këto dy zona me potencial të jashtëzakonshëm kulturor dhe natyror, do të ndihmojë për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.
“Drejt fundit punimet në rrugën Leskovik-Ersekë, pjesë e lidhjes turistike të Gjirokastrës, Përmetit, me Ersekën dhe Korçën, dy zona me potencial të jashtëzakonshëm kulturor dhe natyror, një investim që do të shkurtojë distancat e udhëtimit dhe do të jetë një dritare më shumë për zhvillimin e turizmit në vendin tonë”, shkroi Rama./Arbresh.info
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...