Pas ndarjes nga reperi Ledri Vula, bloggerja e tanimë edhe aktorja, Sara Hoxha duket se nuk është duke kaluar në një periudhë të mirë.
Kështu ka lën të nënkuptohet vetë ajo përmes fotografive në Instagram.
Sara shkruan se nuk ka më emocione, por vetëm dëshiron të shkojë përpara.
“Asnjë emocion, vetëm lëvizje”, shkruan ajo.
Dyshimet për ndarje erdhën pasi Ledri nuk e shoqëroi atë në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Ndërsa dyshimet i konfirmoi menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi.
“Ledri nuk bën gjëra për show, si çdo fillim ka mbarim, nuk do të thotë se është mbarim i përhershëm dhe kur të bashkohesh që të jetë i përjetshëm, në një periudhë nuk gjen një gjuhë të përbashkët dhe është krejt normale, edhe për ata të dy është shumë normale, por kështu është jeta, kanë raporte shumë të mira, armiq nuk janë, mund të ribashkohen ose edhe të prishen edhe më keq, nuk dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, u shpreh ai ditë më parë.
Kujtojmë se dyshja janë prindër të një vajze./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...