Google ADS

Hynë në territorin e Serbisë për të prerë dru e pastaj u kthyen prapë në Kosovë, ndalohen dy persona nga Policia

09:20 | 21 Nëntor 2023
E.H

Dy persona janë shoqëruar në polici, pasi dyshohet se përmes fshatit lkufitar Tashefc në Podujevë, në kanë hyrë në territorin e Serbisë për të prerë dru, e pastaj janë kthyer përsëri në territorin e Kosovës, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, pas inicimit të rastit, janë liruar në procedurë të rregullt.

‘Fsh. Tashefc 20.11.2023 – 15:00. Njësia policore ka ndaluar dhe shoqëruar në polici ty të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kishin hyrë në territorin e Serbisë për të prerë dru e pastaj ishin kthyer prap në territorin e Kosovës. Të dyshuarit pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme