Bankomati i një banke në rrugën “Isuf Kika” në Gjilan është sulmuar mbrëmë me mjete shpërthyes nga disa persona të maskuar e të armatosur, raporton Policia e Kosovës.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, dy persona jashtë veturës kanë pasur në duar armë të gjata dhe në brendi të veturës ka pasur një apo dy persona tjerë të cilët janë larguar në drejtim të panjohur me veturë me targa të Serbisë, përcjell Arbresh.info.
Sipas Policisë, sulmuesit nuk kanë arritur që të marrin para brenda bankomatit, por disa prej tyre janë dëmtuar.
Rasti është nën hetime.
“Rr. Isuf Kiki, Gjilan 20.11.2023 – 05:22. Nga persona të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata është sulmuar me mjet shpërthyes bankomati i bankës TEB në Gjilan. Sipas dëshmitarëve dy persona jashtë veturës kanë pasur në duar armë të gjata dhe në brendi të veturës ka pasur një apo dy persona tjerë të cilët janë larguar në drejtim të panjohur me veturë me targa të Serbisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë si dhe njësia për deminim e policisë që kanë marrë mostrat e dyshimta të eksplozivit. Në prezencë të policisë, përfaqësuesit e bankës dhe të kompanisë së sigurimit të bankës kanë hapur bankomatin dhe të njëjtit na kanë deklaruar se mjetet që kanë qenë brenda në bankomat nuk kanë arrit të merren, por disa prej tyre janë të dëmtuara. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...