Arsenali është gati të rikthehet në sulm për Dusan Vlahovicin.
“Topçinjtë” kanë provuar dy herë të transferojnë sulmuesin serb, herën e parë kur ai u kaloi nga Fiorentina tek Juventusi gjatë merkatos dimërore në janar 2022, teksa hera e dytë ishte verën e kaluar.
Sipas “The Sun”, Mikel Arteta dhe Arsenali janë gati të bëjnë një ofertë të re për sulmuesin e Juventusit, përcjell Arbresh.info.
Bardhezinjtë mund të shqyrtojnë edhe idenë e shitjes së sulmuesit serb, për sa kohë që oferta të jetë e duhura.
Juventusi e vlerëson Vlahovicin në jo më pak se 60 milionë euro nëse vendosin ta shesin lojtarin, mund të lindë një ankand mes klubeve kryesore të Premier Leagues, duke qenë se edhe Chelsea ka qenë e interesuar për ish-sulmuesin e Fiorentinës prej disa kohësh.
Nëse marrëveshja me Juventusin nuk realizohet, Arsenali ka gati planin B, përkatësisht Ivan Toney nga Brentfordi.
Sulmuesi do të rikthehet në fushë pas festave të Krishtilindjeve dhe dëshira e tij është të ndërrojë ekip gjatë afatit kalimtar të janarit.
Teka për Toney, Arsenali ka konkurrencë ekipn e Chelseas./Arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...