Nënkryetari i kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron që disa ditë në Kalabri të Italisë, ku po takon shumë arbëreshë.
Në një postim të tij të fundit në Facebook, anëtari i PDK-së Enver Hoxhaj, ka shkruar për një vizitë të sotme që e bëri bashkë me Elmi Reçicën, në Komunën e San Demetrio Corone, apo shqip Shën Mitrit, shkruan Arbresh.info.
Përmes këtij postimi dhe përmes një videoje ai ka treguar nga atje se ka vizituar këtë komunë dhe aty ka parë Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës të vendosur në zyrë të Kryetarit të Komunës San Demetrio Corone në Kalabri të Italisë.
“Edhe sot, kur vizituam Bashkinë, Kryetari i Bashkisë ishte nga Macchia Albanese, nga vendlindja e De Radës, ndërsa Drejtori komunal, Demetrio Di Martio na foli shqip, duke na treguar që krahas punës në komunë, ai merret edhe me kultivimin e muzikës arbëreshe. Pjesë e identitetit arbëresh tash është edhe Kosova e pavarur, e për të treguar identitetin e tyre shqiptar krahas flamurit shqiptar dhe heroit kombëtar Skëndërbeut, inxhinieri Di Marrio më tregoi vendin ku me shumë krenasi ishte vendosur Deklarata e Pavarësisë së Kosovës në zyrën e kryetarit të Bashkisë!”, ka shkruar Hoxhaj.
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë