Igli Tare për grupin në Evropian: “Do doja që të ishin bashkë Italia, Gjermania, Shqipëria dhe Serbia”

20:27 | 20 Nëntor 2023
D.H

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Igli Tare deklaron se ekipi ynë e ka mundësinë që ta kalojë grupin.

“Ngre kokën dhe shiko stadiumin, infrastrukturën e ngritur në këto vite. Fati për të pasur një brez të artë dhe një trajner që ka shfrytëzuar në maksimum siç duhet këtë skuadër dhe sigurisht djemtë që kanë dhënë djersë për të arritur atë që kanë arritur, por nuk mund të bëhen krahasime mes brezave, pra me ne të asaj periudhe.”

“Ndryshimi së pari kuptohet te festa, në 2016-ën ishte shumë më e madhe, ndonëse edhe tani u festua nuk kishte të njëjtën madhësi. Kjo është një skuadër me djem që luajnë në skuadra të mëdha. Në këtë europian nuk duhet të kenë presion, por ta shijojmë dhe ta përfaqësojmë vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi skuadra e ka kapacitet që ta kalojë grupin.”

“Kjo është një skuadër që nuk ka yje, ka funksionuar në mënyrë perfekte duke luajtur si grup edhe pse Asani ka qenë vendimtar me golat e tij, unë them se të gjithë kanë qenë të rëndësishëm së bashku.”

“Do doja që të ishin bashkë Italia, Gjermania, Shqipëria dhe Serbia.”/ss

 

 

Të ngjashme