Google ADS

Rohde: Kosova të përpiqet më shumë në zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë

20:27 | 20 Nëntor 2023
E.G

Ambasadori i  Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i ka kërkuar Kosovës, që të përpiqet më shumë në zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë.

Me anë të një postimi në platformën “X”, Rohde shprehu mirënjohje për pjesëmarrjen e tij në tryezën e sotme me përfaqësues të BE-së, shkruan Arbresh.info.

”I lumtur që isha pjesë e një tryeze të rrumbullakët për përparimin e Kosovës drejt BE-së sot. Kosova po përparon më shpejt se vendet e tjera të Ballkani Perëndimor, por nevojitet më shumë bashkëpunim mes partive në parlament dhe komuniteteve etnike. Për më tepër, Kosova duhet të bëjë më shumë përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë”, tha ai/Arbresh.info/

Të ngjashme