Google ADS

Hoti: Gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore në Prekaz do të vazhdojnë

18:26 | 20 Nëntor 2023
E.G

Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se pas gërmimeve në lokacionin e varrezave në Prekaz kanë zhvarrosur mbetje mortore të viktimave që, potencialisht, mund të jenë në Listën e Personave të Zhdukur.

Gjatë gërmimeve të sotme ekipet kanë hasur dhe zhvarrosur mbetje mortore (eshtra) të viktimave që mund të jenë në Listën e Personave të Zhdukur, ka thënë në “Info plus” në RTK, Hoti.

Ai tha se gërmimet do të vazhdojnë dhe se qytetarët do të njoftohen pas rezultateve të ADN-së për identifikimet e mundshme të këtyre trupave.

“Javën e kaluar kemi lajmëruar për gjetjet e para që kemi pasur po në Prekaz, Komuna e Skenderajt. Javën e kaluar kemi hasur në disa eshtra, mbetje mortare që, potencialisht, mund të gjenden në Listën e Personave të Zhdukur”, tha Hoti.

Ai shtoi se sot kanë vazhduar punimet dhe se kishin edhe përkrahjen e Komunës së Skenderajt në pastrimin e terrenit dhe kërkimin e mbetjeve mortore, që mund të jenë në listën e të zhdukurve.

Të ngjashme