Haxhiu për dëshminë në rastin Dehari: Po ta kisha emrin e kryerësve të veprës, s’do ta prisja ftesën e prokurorit

14:39 | 20 Nëntor 2023
E.H

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë Speciale për të dhënë dëshminë për rastin Dehari.

Pas dhënies së dëshmisë, Haxhiu në një konferencë për media ka thënë po ta kishte emrin e kryerësve të veprës penale, s’do ta priste ftesën e prokurorit, raporton Arbresh.info.

“Në cilësinë e Ministres së Drejtësisë e kam obligim të merrem me një vrasje politike si rasti Dehari. Prokurori Special reagoj me shpejtësi. Nuk ishte hera e parë, jeni dëshmitar. Shtrohet pyetja pse tash e jo më herët. A ka reaguar njësoj edhe ndaj zyrtarëve të shtetit që kishin thënë se Astriti u vra? Një sërë episodesh janë treguar por prokurori nuk ka reaguar. Po ti kisha emrat e kryerësve të veprës penale nuk do ta prisja ftesën e prokurorit”, deklaroi Haxhiu.

Mes tjerash, Haxhiu ka thënë se me marrjen e mandatit si ministre ka urdhëruar hetimin e rastit, teksa shton se që nga viti 2019 nuk është bërë asgjë.

“Punën e prokurorit nuk mund ta bëjë, madje më kanë thënë nuk je prokurore dhe as gjyqtare. Kanë ndodhur një sërë rastesh që prokurori nuk ka treguar interesim. Pse s’janë marrë në pyetje Syl Hoxha dhe Krasniqi. Publikimi i video incizimeve, a ka pasur hetim se kush i ka nxjerrë kamerat pa autorizimi? Kush janë, pse? Adonis Gashi sa ishte në liri thoshte se e din Astriti është vra. Të gjithë shokët e dhomës së burgut të Astriti ose janë vra, ose janë liruar, ose janë privilegjuar. Një fije floku ka qenë në bluzën e Astriti. Raporti ka thënë se ka qenë edhe personi i tretë. Kur janë marrë mostrat dhe ku janë ato, të kujt institucioni janë? Pse s’po zbardhet rasti i Astrit Deharit? Në fillim të mandatit tim kam urdhëruar një hetim. Gjetjet janë. Kamerat janë marrë pa autorizim, kush i ka marrur, a është Dhurata Hoxha, a është thirrur ndonjëherë. Po ashtu Ylber Topalli a është marrë në pyetje? Që nga viti 2019 asgjë nuk është bërë. Prokurori Shefkiu përveç se nuk e ka zgjuar këtë rast por ke arrogancë ka neglizhuar. Hetimet e mirëfillta janë të domosdoshme. Nëse kjo kërkesë nuk mund të zgjidhet atëherë mos të bëhet pengesë”, deklaroi tutje Haxhiu./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme