Kryeministri i Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, janë takuar me përfaqësues të organizatave jo-qeveritare dhe bizneset.
Kurti, ka njoftuar se nga tani këto dy të fundit do të mund të marrin statusin e ndërmarrjeve sociale. Sipas tij, ky vendim mundëson punësimin dhe sigurimin e mirëqenies për grupet e cenueshme.
“Vizionin për të ofruar mundësi të barabarta për të gjithë e kemi shprehu kaherë, ndërsa punën dhe vullnetin për ta bërë atë vizion realitet e kemi dëshmuar mes hartimit dhe zbatimit të politikave për një ekonomi sa më gjithëpërfshirëse. Politikat e orientuara për personat me aftësi të kufizuara lehonat dhe fëmijët të moshuarit dhe familjet me asnjë të punësuar kanë siguruar që qytetarët dhe shteti do të jenë bashkë për të vepruar për të gjithë pa lënë asnjëri mbrapa. Punësimi dhe drejtësia barazia dhe zhvillimit ekonomik janë baza e së cilit hap të rrugëtimit tonë. Sot pranë jush në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ju paraqes edhe një arritje tjetër në këtë drejtim, për herë të parë në Kosovë Qeveria jonë ofron mundësin që organizatat joqeveritare dhe bizneset të regjistrohen dhe të marrin statusin e ndërmarrjes sociale, pra në vendin tonë kem ndërmarrje publike kemi ndërmarrje private po kemi edhe ndërmarrje sociale. Kornizën ligjore e cila ka qenë ekzistuese në fund po e zbatojmë ashtu që të adresojmë nevojat e grupit cenueshme të shoqërisë përmes zhvillimit të sektorit ndërmarresisë sociale”.
“Lehtësirat të cilat do të i ofrojnë ndërmarrjes sociale në njërën anë e inkuadrojnë aktivizimin në tregun e punës të personave nga grupet të cenueshme ndërkaq në anën tjetër sigurojnë rishpërndarjen e të hyrave për të i shërbyer pikërisht këtyre grupeve, edhe të rritet punësimi po njëkohësisht edhe mirëqenia. Punësimi në fillim përmes inkuadrimit ndërkaq mirëqenia në fund përmes rishpërndarjes së fitimit. Ju si biznese dhe si organizata jo qeveritare tashmë keni punë me personat nga grupet e cenueshëm Ne po ua prezantojmë procesin e regjistrimit të ndërmarrjes sociale dhe po u informojnë rreth fitimeve që lehtësojnë punën tuaj në shërbim të tyre grupeve të shoqërisë. Nëse aktivitetin tuaj e keni strukturuar në atë mënyrë që ofroni shërbime për grupe të cenueshme apo keni punësuar së paku 30% të stafit nga grupet e cenueshme, ju mund të aplikoni për të marrë certifikatën e ndërmarrjes sociale të shënoheni në regjistrin e ndërmarrjes sociale dhe të operoni si të tilla në tregun në Kosovë”.
“Si Qeveri mbetemi të përkushtuar që të gjithë ta ndjejnë dorën e Shtetit dhe synojmë të bëjmë këtë duke garantuar qasje të barabartë në mundësi për avancimin ekomomik. Andaj ju konsiderojmë pikërisht juve këtu të ftuar si dhe të gjithë organizatat qeveritar edhe biznese që punojnë në shërbim të grupeve të cenueshme si partnerët kyç në këtë rrugëtim tonë të përbashkët”.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se kompanitë ku 30% e punëtorëve janë nga grupet e cënueshme, mund të aplikojnë si ndërmarrje sociale.
Sipas tij, përfitimet janë që kompanitë ose OJQ-të lirohen nga tatimi në fitim.
“Ndryshe nga bizneset tradicionale të cilat kanë për qëllim maksimizimin e fitimit, ndërmarrjet sociale përdorin fondet e tyre për të avancuar misionin shoqëror, e në përkrahje të këtij misioni, ato pranojnë edhe lehtësira përgjatë operimit”./eo
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...