Posta e Kosovës ka lëshuar sot në qarkullim pullat postare, që i dedikohen edukimit dhe arsimimit parashkollor me titull “Çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve”.
Në njoftim thuhet se, me pamje të tri pullave postare, prezantohen grupmoshat e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet sipas politikave edukativo-arsimore të vendit tonë, përcjell Arbresh.info.
“Përmes lojës dhe aktiviteteve të ndryshme në çerdhe, të vegjlit tanë fillimisht zhvillojnë shkathtësitë bazike të jetës, socializohen dhe njihen me disa koncepte bazë, përfshihen në eksperienca të reja, në sajë të aktiviteteve që mund të mos i kenë provuar më pare”, thuhet në njoftim.
Posta e Kosovës me imazhet e këtyre pullave postare afirmon të drejtat e fëmijëve të mbarë botës./Arbresh.info
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...