Të paktën 12 pacientë dhe të afërmit e tyre u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një sulm izraelit në një spital indonezian në qytetin verior të Gazës, sipas një njoftimi të Ashraf al-Kintreh, përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit.
Ushtria izraelite ka rrethuar spitalin indonezian në Gaza dhe ne kemi frikë se do të ndodhë e njejta gjë si në spitalin Al Shifa, shtoi ai.
“Ka rreth 700 pacientë dhe staf shëndetësor në spitalin indonezian”, i cili ndodhet në periferi të kampit të refugjatëve Jambaliya, vazhdoi al-Kintreh.
“Ekipet e kujdesit shëndetësor kanë vendosur të qëndrojnë pranë pacientëve të tyre”, tha ai.
Hamasi tha se ushtria izraelite po bën një “luftë kundër spitaleve”, ndërsa Izraeli akuzon lëvizjen palestineze për përdorimin e infrastrukturës shëndetësore për qëllime ushtarake./abcnews
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...