Cila është mënyra më e mirë për të filluar ditën tuaj?
Ju mund të keni dëgjuar se është një gotë e madhe me ujë, ose ndoshta ju është thënë se një filxhan i nxehtë çaji jeshil ose kafe është mënyra më e mirë.
Disa nutricionistë kanë treguar se çfarë duhet të konsumojmë në mëngjes.
Pini ujë edhe nëse nuk keni etje
Shumica e ekspertëve ishin në një mendje. Pini ujë!
“Nuk është e thënë të jeni të etur për të pirë ujë. Ky duhet të bëhet një zakon pasi ju ndihmon të jeni të hidratuar gjatë gjithë ditës.” tha Vicki Shanta Retelny, dietologe.
Por mos u shqetësoni pasi uji nuk është e vetmja gjë që mund të pini.
Ekspertët gjithashtu sugjerojnë të zgjidhni një frut që ju pëlqen dhe ta shtrydhni.
“Unë prirem të konsumoj një frut të shtrydhur pasi bën mirë dhe është i shijshëm. Gjithashtu të ndihmon të fillosh ditën i lumtur dhe me energji.” tha dietologe Barbara Ruhs.
Shmangni trendet
Dieta Keto thotë se kafja me pak gjalp në mëngjes ju ndihmon të bini në peshë dhe shumë njerëz po ndjekin një trend të tillë.
“E ashtuquajtura shkencë që qëndron pas këtij trendi është “e bazuar në dredhi”, tha dietologia Amanda Frankeny, duke shtuar se asnjë studim nuk tregon se kafja me gjalp ju ndihmon të ulni peshë. Nga ana tjetër një trend i tillë nuk është i shëndetshëm.
Pijet energjike, një tjetër zgjedhje e njohur, gjithashtu ngritën shqetësime.
“Shumë pije energjike kanë shumë kafeinë në to, kështu që nëse pini një gjë të tillë në mëngjes herët, duhet të jeni shumë të kujdesshëm në lidhje me marrjen e kafeinës gjatë gjithë pjesës tjetër të ditës,” tha Amy Gorin, dietologe.
Ndërsa lëngjet kanë marrë një reputacion të keq gjatë viteve, Gorin tha se gota me lëng portokalli në mëngjes është shumë e mirë dhe se “lëngu 100% nuk është aq i tmerrshëm sa njerëzit besojnë”.
“Është e vërtetë që lëngu nuk ka të gjitha fibrat e frutit, por gjithsesi mund të përfshihet herë pas here si një burim i mirë i vitaminës C,” shtoi ajo.
Çaji është një zgjedhje e shëndetshme
Për një mëngjes me përfitime shëndetësore, konsideroni të shtoni çaj të nxehtë ose të ftohtë në rutinën tuaj të mëngjesit. Dietologia Toby Smithson, e cila u diagnostikua me diabet në moshën 8 vjeçare tha se ajo bën një shishe plot me çaj në mëngjes për ta pirë gjithë ditën.
“Studimet kanë treguar se çaji në mëngjes mbi të gjitha ndihmon në parandalimin dhe menaxhimin e diabetit.” tha ajo.
Nuk mund të mungonte kafja
Nuk kishte si të mungonte filxhani i kafes në fillimin e mbarë të ditës.
Frankeny thotë se kafja duhet të pihet kur ndjeheni të lodhur akoma pa filluar ditën.
Ajo që pini ka rëndësi
Pavarësisht nga çfarë, ekspertët bien dakord që gllënjka juaj e parë e ditës është e rëndësishme.
“Vendos pikat mbi i për tërë ditën”, tha Frankeny.
“Nëse e filloni ditën me një pije të mbushur me sheqerna ju po i tregoni trupit tuaj se nuk kujdeseni për të. Por nëse filloni ditën tuaj me ujë, çaj apo kafe, do të keni shumë përfitime shëndetësore dhe do të jeni mirë gjatë gjithë ditës.” tha Sara Haas, dietologe./SI/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...