Aksident i rëndë në Nikël të Krujës, makina godet këmbësorin, humb jetën 77- vjeçari

23:06 | 19 Nëntor 2023
D.H

Një aksident tragjik ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Nikël të Krujës, në Shqipëri.

Sipas të dhënave të para të policisë së Shqipërisë, një makinë audi që drejtohej nga një 23-vjeçar, ka goditur për vdekje një 77- vjeçar, i cili ishte këmbësor.

Goditja ka qenë aq e rëndë sa i aksidentuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

“Rreth orës 18:15, në Nikël, shtetasi E. K., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin S. S., 77 vjeç, banues në Nikël. Ky i fundit si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, ka njoftuar policia shqiptare./rtsh.al

Të ngjashme