Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e ardshme paraqitet pothuajse me të njejtin skenar , sa i përketë lëvizjes së elementeve dhe dukurive meteorologjike.
Diell, shi dhe borë në viset e larta malore, ndërsa sa i përketë grafikut termik, do të jetë pothuaj i ngjajshëm me javën që po e lëmë, njofton IHMK, përcjell Arbresh.info.
-E hëne- Mot me diell dhe vranësira mesatare.Në orët e para në shum territore parashihet të ketë mjegull të radiacionit.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius.
E marte – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Në viset e larta malore me lartësi mbidetare mbi 1000m do të ketë kushte për reshje bore.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.
E mërkurë- Do të mbajë mot kryesisht i vranët.Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 1-4 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius..
E enjte-Mot i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, mdërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
E premte- Mot i vranët dhe me intervale me diell.Në mëngjes parashihet që në shum territore të ketë mjegull.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 der 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.
Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes , veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Edhe kjo javë që po e lëmë ishte e begatshme sa i përketë reshjeve. Sasitë më të larta të reshjeve si zakonisht ishin në Junik 81mm, ndërsa më të ulëta në Gjakovë 15mm.Rrafshi i Kosovës regjistroi 33 mm në lindje, deri 63mm në jug-juglindje, ndërsa sa i përketë sasisë totale të reshjeve nga 1 nëntori , deri më tani jan regjistruar rreth 100mm po thuaj në gjithë territorin , duke përjashtuar Pejën me 55mm dhe Gjakovën me 56mm./Arbresh.info/
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...