Google ADS

Ngjarjet e ditës së sotme

07:08 | 20 Nëntor 2023
E.H

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara se do të ndodhin sot më Kosovë:

10:00
Kryeministri i Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, takohen me përfaqësues të organizatave jo-qeveritare dhe bizneset. (Objekti i Qeverisë, salla P-38)

10:00
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, jep dëshminë e saj para Prokurorisë Speciale në lidhje me rastin Dehari. (Prokuroria Speciale e Kosovës)

10:00
Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Konferencën Rajonale, ku do të lansohet hulumtimi rajonal me temën: “Ekonomia e Nënvlerësuar”. (Hotel “Prishtina”, Pejton)

12:00
“Integra Ngo” prezanton “Fjalorin e fjalëve të cilave nuk u nevojitet përkthimi”, një studim i pasurisë së gjuhës dhe lidhjeve ndërkulturore të komuniteteve të Kosovës, i krijuar në bashkëpunim me studentë të Universitetit të Prishtinës dhe atij të Beogradit. (Hotel “Grand”, Prishtinë)

13:30
Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve me sektorë të ndryshëm në vend, organizon tryezën e radhës që për temë ka zhvillimin ekonomik përmes bujqësisë. (Kuvendi i Kosovës, N506)

13:30
Me qëllim të shënimit të 20 Nëntorit- Ditës Botërore të Fëmijëve, do të mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. (Objekti i Qeverisë, salla P-38)

15:30
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Pas takimit do të ketë konferencë për medie. (Presidenca e Kosovës)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme