Izraeli nuk duhet të nisë operacionet ushtarake kundër Hamasit në jug të Gazës derisa të merret në konsideratë siguria e civilëve palestinezë që po largohen, tha të dielën zëvendës këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jon Finer.
Zotit Finer i bëri komentet për rrjetin televiziv CBS. Ai tha se Uashingtoni “ua ka përcjellë drejtpërdrejt dhe do t’ua përcjellë”, zyrtarëve izraelitë këtë qëndrim.
Grupi militant i Hamasit mori rreth 240 persona peng gjatë sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit, sulm që u bë shkak që Izraeli të rrethonte Gazën dhe të sulmonte territorin palestinez. Synimi sikurse kanë thënë zyrtarët izraelitë është shkatërrimi i grupit.
Sulmet izraelite kanë shkaktuar dëme të mëdha në pjesën veriore të rajonit, ndërsa rreth dy të tretat e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës, janë zhvendosur në jug. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, që udhëhiqet nga Hamasi, deri tani janë vrarë rreth 12,300 palestinezë.
Zoti Finer i kërkoi Izraelit të nxjerrë mësime nga operacionet e tij ushtarake në veri të Gazës dhe të sigurojë mbrojtje të zgjeruar për popullatën civile duke ngushtuar zonat e luftimit aktiv dhe duke specifikuar se ku mund të strehohen civilët.
Të shtunën, Izraeli paralajmëroi popullatën civile në disa pjesë të jugut të Gazës që të zhvendosen ndërsa përgatitet për një ofensivë. Por sipas palestinezëve jugu është bombarduar vazhdimisht nga Izraeli, duke i bërë absurde sipas tyre premtimet izraelite për siguri./voa
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...