Lukaku në top formë, shënon ‘poker’ në pjesën e parë

19:04 | 19 Nëntor 2023
D.H

Belgjika është duke ‘shkatërruar’, kombëtaren modeste të Azerbaijanit me rezultate 4-0.

Top sulmuesi belg Romelu Lukaku ka arritur të shënoj katër gola në këtë sfidë, pas vetëm 37 minutave, shkruan Arbresh.info.

Lukaku ‘pokerin’ e nisi në minutën e 17-të kur shënoi golin e parë teksa golat tjerë i realizoi në minutat 26-të, 30-të dhe 37-të.

Me këto katër gola belgu prinë në listën e golashënuesve për kampanjën kualifikuese për “Euro 2024”, me 14 gola, pas tij vjen Cristiano Ronaldo me 10 sosh./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme