Google ADS

Sylvinho: “Unë jam shqiptar, në zemër jam shqiptar”

18:42 | 19 Nëntor 2023
D.H

Shqipëria luan ndeshjet e fundit kualifikuese për “Euro 2024” ndaj Ishujve Faroe, nesër me fillim nga ora 20:45.

Në konferencën e mbajtur për media, që e mbajti trajneri i kombëtares shqiptare Sylvinho u gjend përballë një pyetje mjaftë interesante, shkruan Arbresh.info.

Ai u pyet lidhur me nënshtetësinë shqiptare.

De Biazi e mori nënshtetësinë shqiptare, po ju do ta merrni?

“Unë jam shqiptar, në zemër jam shqiptar. Ai ka bërë një rrugëtim të bukur, kjo e dyta është një ëndërr. Për mua është një nder të jem trajner i kombëtares, diçka shumë e bukur dhe jam i kënaqur”, u përgjigj Sylvinho.

Kujtojmë se braziliani ka nënshkruar kontratë si trajner i kombëtares kuqezi në janar të këtij viti deri pas përfundimit të Evropianit të vitit 2024./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme