Në ditën e dytë të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi një takim të përbashkët me grupin e Senatorëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jeanne Shaheen nga New Hampshire, Petter Welch nga Vermont dhe Mike Rounds nga Dakota e Jugut.
Ministri Maqedonci fillimisht shprehu mirënjohjen për kontributin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit të vendit tonë, si dhe i falënderoi senatorët për angazhimin e tyre në mbështetje të Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Ndër temat e diskutuara ishte edhe situata e sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veri të vendit, pas ngjarjeve të sulmit terrorist të datës 24 shtator në Banjskë, me ç’rast Ministri Maqedonci i informoi senatorët edhe mbi të gjeturat e dala pas sulmit në fjalë.
Ministri shprehu qëndrimin e Republikës së Kosovës se zgjidhja politike përmes dialogut është opsioni më i mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa theksoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për të kërkuar përgjegjësi nga akterët destabilizues në rajon./Arbresh.info/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...