Google ADS

X lanson një mjet kërkimi pune

17:34 | 19 Nëntor 2023
E.G

Rrjeti social X po eksperimenton me veglën për kërkim pune sikurse LinkedIn.

Funksioni i versionit Beta u lansua në gusht për përdoruesit e verifikuar, por vegla e ueb-dizajnit tani është e qasshme për të gjithë përdoruesit e X-it, derisa disponueshmëria për iOS dhe Android pajisjet pritet së shpejti.

Funksioni i kërkimit të punës tashmë përmban reklama nga kompani të ndryshme teknologjike, duke përfshirë ato në pronësi të pronarit të X, Elon Musk.

Aktualisht ka pozicione të hapura në kompanitë SpaceX, Tesla, Neuralink si dhe në vetë X.

Musk premtoi më parë se “do të sigurohet që rivali i X, LinkedIn të jetë i lezetshëm”, por deri më tani duket e thjeshtë dhe ofron vetëm bazat.

Përdoruesit mund të shfletojnë reklamat e punës dhe përshkrimet e punës, por drejtohen në ueb-faqe të palëve të treta për të plotësuar një aplikacion, edhe për veçoritë në X.

Kompania gjithashtu testoi “kartat e punës” në mënyrë që postimet individuale të jenë më të lehta për t’u shpërndarë në platformë.

Por ka shenja se kompania ka plane më ambicioze për veçori të përqendruara në karrierë, në “aplikacionin e saj për gjithçka”.

Kompania përditësoi së fundmi politikën e saj të privatësisë, për ta lejuar atë të mbledhë të dhëna në lidhje me historinë e punës së përdoruesve për qëllime aplikimi për punë dhe referimi.

Kjo mund të jetë një paralajmërim i një lloj veçorie rekrutimi për X ose ndonjë veçori tjetër më të avancuar të kërkimit të punës. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme