Mali i Zi i pafat, Serbia kualifikohet në Evropian

17:23 | 19 Nëntor 2023
D.H

Kombëtarja e Malit të Zi ka humbur ndeshjen ndaj Hungarisë me rezultat 3-1, në një ndeshje ku fitorja për malazezët ishte gjithçka.

Edhe pse kishin avantazhin në të mirë të tyre, Mali i Zi nuk arriti të ruaj epërsinë, shkruan Arbresh.info.

Rubezic arriti të realizojë për malazezët në minutën e 36-të, kjo epërsi zgjati deri në minutën e 67-të kur ylli i Liverpoolit, Szoboslai për dy minuta arriti të shënoj dy gola dhe të marrë epërsinë për Hungarinë.

Teksa Nagy vulosi fitoren e hungarezëve në minutën e 93-të dhe eliminimin e malazezëve, për Euro 2024.

Me këtë humbje Mali i Zi humbi rastin për kualifikim në Evropian.

E fat të madh pati Serbia e cila u ndal në Leskovac me një barazim nga Bullgaria me rezultat 2-2.

Pas këtij barazimi Serbia renditet e dyta në tabelë me 14 pikë, teksa tabelës në Grupin G, i prinë Hungaria me 18 pikë.

Njëkohësisht këto janë dy skuadrat që arrijnë kualifikim nga ky grup për “Euro 2024”.

Ndërsa kjo është tabela përfundimtare pas tetë ndeshjeve të luajtura:

Kujtojmë se nëse Mal i Zi do të mposhte Hungarinë dhe Serbia do të humbiste nga Bullgaria atëherë, malazezët do të kualifikoheshin për në “Euro 2024”./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme